15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Kanosi me sopatë dy persona në lokal, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një lokal në lagjen nr. 17 të Durrësit, ku një konflikt verbal ka degraduar në dhunë të mundshme fizike. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë së Durrësit, situata u neutralizua në kohë dhe u parandalua përshkallëzimi i saj.

Në pranga ka rënë shtetasi Ermal Dhampiraj, 44 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë teksa kanoste me sopatë dy persona, të identifikuar si E. A. dhe E. S., banues në Durrës. Dyshohet se konflikti ka pasur motive personale.

Policia bëri të ditur se mjeti prerës, sopata, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj Dhampirajt është ngritur akuza për “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërkohë është proceduar penalisht edhe shtetasi B. K., i cili, sipas hetimeve paraprake, kishte dijeni për konfliktin, por nuk kishte njoftuar autoritetet, duke shkelur detyrimet ligjore të kallëzimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...