10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Kaos në Kuvend: Deputetët e PD-së protestojnë ndaj heqjes së mandatit të Salianjit

Deputetët e Partisë Demokratike rikthyen kaosin në Kuvend gjatë seancës plenare, duke shfaqur akte të protestës ndaj vendimit për heqjen e mandatit të deputetit Ervin Salianji. Gjatë hapjes së seancës nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores, ndërsa pjesa ku ulen ministrat u rrethua nga punonjësit e Gardës së Republikës.

Teksa Spiropali lexonte vendimin për heqjen e mandatit të Salianjit, situata u tensionua kur deputeti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, hodhi këmbën e një karrigeje, e cila përfundoi pranë kryetares së Kuvendit. Një punonjës i Gardës ndërhyri për të ndihmuar Spiropalin në atë moment të tensionuar.

Pas kësaj, deputetët e opozitës nxorën jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën si shenjë simbolike proteste. Gazment Bardhi deklaroi se ata janë në Kuvend jo për karriget e tyre, por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se, pavarësisht protestës, deputetët demokratë nuk do të djegin mandatet dhe nuk do të shmangen nga beteja e tyre politike.

Më vonë, situata u përshkallëzua më tej kur deputeti Flamur Noka pati një përplasje fizike me deputetin Petro Koço, duke e shtyrë atë në një moment tensioni. Kjo përplasje detyroi kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, të përjashtonte Nokën nga seanca.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...