10.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Kapçari kreu i ri i partisë Demokratike”Fillojmë përgatitjet për kuvendin e 30 prillit”

Gjenarin Kapçari është shpallur fitues pas numërimit tëvotave për zgjedhjen e kreut të partisë Demokratike për degën e Shkodrës.

Në një prononcim për mediat, Kapçari tha se tashmë ishte koha për të punuar mbi bashkimine partisë Demokratike dhe për t’u përgatitur lidhur me Kuvendin që pritet të mbahet në datën 30 Prill ashtu siç është paralajmëruar nga Komisioni Rithemelimit.

Kapçari: Falë anëtarëve të partisë Demokratike unë fitova ndaj kandidatëve të tjerë. Gara ishte tepër e nugshtë. Duke filluar nga nesër do të fillojmë përgatitjet për kuvendin e 30 prillit. Kemi shumë punë përpara. Qëllimi është bashkimi i PD. Nëse nuk bashkohemi nuk vijmë në pushtet.

Rezultatet e votimit ishin si më poshtë:
Arbër Lushaj, 629 vota
Elvis Deda, 54 vota
Gjenarin Kapçari: 792 vota (kreu i ri)
Vildana Gushata, 171 vota

Kujtojmë që më herët 3 kandidatë janë tërhequr nga gara për kreun e PD-së në Shkodër. Arsyet kanë qenë që nga mungesa e kohës për të zhvilluar fushatë e deri tek problemet shëndetësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT