11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Kapen “hajdutë në seri” në Tiranë: 38-vjeçari dhe bashkëpunëtori arrestohen pas grabitjes në Vorë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Walkers”, duke arrestuar J. S., 38 vjeç, banues në Gërdec, dhe bashkëpunëtorin e tij, J. D., 19 vjeç, banues në Karpen, pak orë pas vjedhjes së kryer në një banesë në fshatin Sakos, Vorë.

Hetimet kanë zbuluar se 38-vjeçari ishte tashmë në kërkim nga gjykata, pasi Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për një tjetër vjedhje të kryer në korrik, në autostradën Mamurras–Tiranë, në bashkëpunim me vëllanë e tij, D. S.. Në atë rast, ata vodhën pajisje dhe sende nga një magazinë.

Sipas policisë, gjatë operacionit në Vorë u sekuestruan rreth 100 litra naftë dhe pajisje të tjera, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur vjedhjet e tjera që mund të kenë kryer shtetasit J. S. dhe J. D.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...