10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kapen në flagrancë dy trafikues të veprave të artit në Rrogozhinë: Sekuestrohen 13 statuja dhe ikona

Operacioni policor i koduar “IKONAT” ka rezultuar në arrestimin e dy shtetasve të dyshuar për trafikimin e veprave të artit nga parqet arkeologjike.

Shtetasit P. L., 53 vjeç, nga Fieri, dhe E. Ç., 56 vjeç, nga Lushnja, u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë. Gjatë kontrollit të automjetit të tyre, u zbuluan 13 statuja dhe ikona të ndryshme të artit.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me masat e përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, organizuan dhe finalizuan operacionin. Sipas hetimeve, dy shtetasit, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, trafikonin veprat e artit dhe kulturës. Shtetasi P. L., i punësuar pranë parqeve arkeologjike, siguronte statujat dhe ikonat në qytetet Fier, Berat, dhe Gjirokastër dhe pastaj i trafikonte me ndihmën e shtetasit E. Ç.Një pjesë e veprave të artit u shisnin shtetasve të huaj nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi, për një vlerë që varionte nga 10,000 deri në 20,000 euro. Dy shtetasit janë në pranga dhe materialet procedurale janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...