5.5 C
Tiranë
Monday, February 2, 2026
spot_img

Kapet 3.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis në proces tharje, arrestohet një person në Fier

Një 54 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi në shtëpinë e tij, iu gjetën 3.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis në proces tharje.

Në pranga ka rënë shtetasi Foti Çaçaj. Ndërsa bimët e lëndës narkotike janë asgjësuar me anë të djegies.

Njoftimi i Plotë:

Mallakastër/Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Gradishti”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Mallakastër, në bashkëpunin me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier.

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe një rast i prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, vihet në pranga 54-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën edhe 3.5 kg lëndë narkotike, në proces tharjeje.

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike në proces tharjeje, asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gradishti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-F. Ç., 54 vjeç, banues në Hekal, Mallakastër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Në oborrin e banesës së 54-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë u gjetën edhe 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tiranë: Arrestohen dy agjentë imobiliarë për mashtrim me blerje apartamentesh

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Agjentët e rremë”, duke arrestuar dy shtetas, bashkëjetues, të dyshuar për mashtrim ndaj qytetarëve në emër...

Greqi: Sekuestrohen rreth 75 kg kanabis pranë kufirit me Shqipërinë, një shqiptar në pranga

0
Policia greke në Rajo të Igumenicës ka sekuestruar rreth 75 kilogramë kanabis gjatë një kontrolli të një automjeti që vinte nga kufiri gjelbër me...

Tiranë: Arrestohen 4 persona për trafik armësh në operacionin “Lockdown”

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown” pas një hetimi dy mujor, duke arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje...

Limi largohet nga Big Brother VIP Kosova: “ Stitchi gjithmonë zgjedh veten”

0
Banori Limi ka njoftuar largimin nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar përvojën brenda shtëpisë si “të paharrueshme”. Ai tregoi se...

Berisha konfirmon: Protesta e 10 shkurtit do të fokusohet vetëm në Tiranë

0
Ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale lidhur me organizimin e protestës së 10 shkurtit, duke bërë të qartë se...