10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Kapet çifti shqiptar me armë dhe eksploziv në Athinë: Armiol Rrasa identifikohet si i dyshuari kryesor

Një shqiptar i identifikuar si Armiol Rrasa, 39 vjeç, nga fshati Gradishtë i Divjakës, është kapur këtë të premte në Athinë duke udhëtuar me një automjet ku u gjetën një armë zjarri, pistolete TT, dhe një sasi tritoli me dy ndezës. Rrasa është një person me precedentë penalë, i njohur për aktivitetin e tij kriminal si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi.

Në vitin 2008, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për veprimtari të lidhura me narkotikët, por u lirua në vitin 2015. Së bashku me të është arrestuar edhe partnerja e tij, 33-vjeçarja shqiptare Daniela Luari. Policia greke po vazhdon hetimet për të zbuluar më shumë detaje rreth veprimtarisë së çiftit shqiptar.

Mediat helene kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e sotme e ndodhur në Athinë, ku një çift shqiptarësh janë arrestuar, pasi në makinën e marrë prej tyre me qira u gjetën armë dhe eksploziv.

“Protothema” shkruan se 39-vjeçari shqiptar ishte dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2008-të pas akuzave për trafik droge, por u lirua nga burgu pas 7 vitesh.

Kujtojmë që arrestimi i çiftit shqiptar ndodhi gjatë një kontrolli rastësor të policisë në Athinë.

Gjatë kontrollit u gjet e fshehur në një çantë blu një pako me lëndë plasëse, detonatorë dhe një pistoletë tip Tokarev.

Dy të arrestuarit u dërguan në Drejtorinë e Policisë për pyetje të mëtejshme, ndërsa autoritetet po hetojnë për origjinën dhe destinacionin e armëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...