6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Kapet në Durrës 57 vjeçari, në kërkim ndërkombëtar per trafik droge

Është arrestuar në Durrës Ilir Plaku 57 vjeç pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Policia e qytetit bregdetar bën me dije se Plaku kishte për të shlyer dhe 2 vite e 4 muaj burg, nga dënimi prej 12 vitesh burgim dhënë nga gjykata e Cagliarit pasi ishte gjetur fajtor për veprën penale ‘Trafikim i lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë së Durrësit.

Kapet dhe vihet në pranga një 57 vjeçar i dënuar nga drejtësia italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

57 vjecari i dënuar në Itali me 12 vite burg, ku i kanë mbetur për të kyer edhe 2 vite e 4 muaj burg vendosur nga Gjykata e Apelit të Cagliarit.

Shërbimet e Operacionales të DVP Durrës në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi në kërkim organizuan punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar Ilir Plaku, 57 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur njohjen e Vendimit penal të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Cagliarit e cila ka ndryshuar pjesërisht vendimin e datës 22.04.2008 të Gjykatës së hetimeve paraprake të Cagliarit duke e dënuar shtetasin Ilir Plaku me 12 vite burgim, për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga legjislacioni penal Italian.

Me vendim penal të datës 24.01.2022, Gjykata e Apelit ka vendosur lënien në fuqi të Vendimit penal nr.589 datë 29.06.2021 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Durrës. Shtetasit Ilir Plaku i mbeten për të vuajtur edhe 2(dy) vite e 4 (katër) muaj burg.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime te mëtejshme .

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...