Gjatë patrullimit në lagjen nr. 12 të Durrësit, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme konstatuan një shtetas duke u larguar me vrap nga një farmaci. Policia ndërhyri menjëherë dhe kap I. D., 44 vjeç, i cili mbante një çantë me produkte të vjedhura.
Shtetasi u arrestua në flagrancë, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur nëse ai ka kryer vjedhje të tjera. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.






