12.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Kapet shpërndarësi i drogës në Tiranë, i gjenden 3 armë zjarri pistoletë në banesë

Forcat “Shqiponja” kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, 31 vjeçarin Klaudjo Malaj i cili shpërndante kokainë në kryeqytet.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, atij iu gjetën 35 doza të ndara gati për shitje dhe tre armë zjarrit të tipit pistoletë.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Doses”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga 31-vjeçari, Klaudjo Malaj.

Sekuestrohen 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë në 35 doza, gati për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Doses”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në rrugën “Kokonizi”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. M., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi tjetër lënde të dyshuar narkotike kokainë, 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi K. M., pasi siguronte lëndën narkotike kokainë në sasi të mëdha, e ndante atë në doza dhe e shiste më pas në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...