5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

KAS mbyll çështjen e zgjedhjeve më 11 maj – Të hënën vendimi për katër qarqet e fundit, opozita drejt Kolegjit Zgjedhor

E hëna pritet të shënojë fundin e betejës së Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) mbi procesin zgjedhor të 11 majit, me vendimet për katër qarqet e fundit që iu nënshtruan rinumërimit: Elbasani, Tirana, Fieri dhe Durrësi.

Megjithëse kutitë u rihapën për verifikim, nuk pati ndryshime në shpërndarjen e mandateve, ndërsa u evidentuan disa shkelje procedurale, veçanërisht në qarkun Fier dhe Durrës, për shkak të një numri të lartë votash preferenciale që po konsiderohen si shkak i mundshëm për hetime të mëtejshme.

Nëse KAS rrëzon kërkesat për rivotim, e vetmja hallkë ligjore e mbetur për opozitën mbetet Kolegji Zgjedhor, i cili deri tani ka rrëzuar të gjitha ankimimet e depozituara nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj.

Pas përfundimit të kësaj faze, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pritet të procedojë me certifikimin e mandateve për 140 deputetët e parlamentit të ri, duke vulosur zyrtarisht përbërjen e Legjislaturës së 11, që nis punën në shtator.

Rezultatet zyrtare deri tani:
• Partia Socialiste (PS): 83 mandate
• Partia Demokratike dhe aleatët: 50 mandate
• Parti të vogla: 7 mandate

Me këtë përfundim, PS garanton shumicën parlamentare, ndërsa opozita mbetet në kufijtë e një përfaqësimi të dobët, me akuzat për manipulime që nuk kanë gjetur mbështetje në shkallët e deritanishme të shqyrtimit.

Tashmë vëmendja zhvendoset te Kolegji Zgjedhor, si instanca e fundit që do të vendosë nëse do të ketë ndonjë zhvillim befasues, ndonëse gjasat për këtë mbeten minimale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...