11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Kategoria Superiore dhe e Parë rikthehen sot në fushë/ Nisin duelet e fazës së katërt në kampionatin elitar të futbollit

Superiorja dhe Kategoria e Parë rikthehen sot në fushë dhe në plan janë takime mjaft të rëndësishme. Sot prej orës 16:00 nisin duelet e fazës së katërt në kampionatin elitar të futbollit në vend dhe Partizani ka mundësinë të marrë vendin e parë dhe të vërë në presion Teutën.

“Demat e kuq” presin Kastriotin dhe objektivi i vetëm janë trë pikët. Krutanët nga ana tjetër kanë nevojë për pikë, që të sigurojnë sa më parë mbijetesën. Takimi tjetër luhen në Elbasan dhe Tirana në rast fitoreje vë në presion Laçin e vendit të katërt. Gjithsesi me Kukësin nuk do ta ketë të lehtë sot.

Në Kategorinë e Parë sytë janë në Burrel, aty ku vendasit presin Korabin dhe një fitore do u bënte shumë punë për të mbajtur vendin e parë dhe për të nxjerrë jashtë gare skuadrën rivale. Në kryeqytet luan Dinamo, që e ka detyrim triumfin me Vorën dhe shpreson që matjanët të ndalen për të përfituar.

Në grupin A janë në program edhe dy ndeshje në “play-out”. Erezni pret Partizanin B dhe do kërkojë fitoren e qetësisë, sikurse edhe Besëlidhja në shtëpi kundër Veleçikut të vendit të fundit. Në grupin B sot luhet vetëm Turbina-Flamurtari.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...