5.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Ke dashnor, shkon me vëllanë tënd’, dëshmitë shokuese të fëmijëve të Bedrie Lokes

Ngjarja e vetëvrasjes së Bedrie Loka në Sukth të Durrësit ka shpalosur thellësinë e problemeve familjare. Dëshmitë e fëmijëve në polici tregojnë për një atmosferë të rënduar, ku babai, Xhemal Loka, kryente dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës. Fëmija ka bërë me dije se babai akuzonte nënën për një marrëdhënie jashtëmartesore dhe e kufizonte lidhjen e saj me familjarët.

Ja çfarë kanë deshmuar fëmijët në polici:

Ne deklarimet e tij te datës 5.01 2024, njëri prej femijeve te giftit Loka, shtetasi D.L, ka thene “mami dhe babi gjithmone kanë pasur debate me njëri-tjetrin, nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet, gjithmone debatonin, made dhe nje ditë para se të vdiste mami, nje dite para se të pinte helm, ka bërë nje debat të fortë me mamin, se nuk e lejonte mamin te shkonte të shtepia e gjyshes dhe filloi duke e share dhe ofenduar mamin tim. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19 pak a shumë, deri në orën 23.00,babi kur ka genë ne Greqi, gati nje vit perpara, e ka marrë në celular mamin tim dhe i ka thenë që une ty do te bej të vrassh veten, mbaje mend,”duke theksuar “shkaku i këtij veprimi ka qënë se mami ka qënë shumë herë e kercënuar dhe e ofenduar nga babi im. Mami ka patur konflikte të herepashershme me babain tim”.

Ne deklarimet e tij të dates 05.01.2024, vajza e çiftit Loka, shtetësja R.L deklaron “prej një viti ato nuk i kanë patur mire marrëdhëniet me njëri-tjetrin, kanë patur debate prej muajit shkurt 2023 sepse giyshja ime ka kaluar nje trompoze dhe babi im nuk e linte mamin të shkonte per vizite te gjyshja”. “Mami im ka genë shume e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë here shpreheshte se do ti jepte fund jetës se thoshte se jam e lodhur”, duke theksuar se “komunikimi i fundit qe une e kam bërë me mamin ka genë ora rreth 22.30 dhe prapë ka pasur debat ne familje … i thashë ge leje pra atë muhabet dhe gepe, mirë mo mami më tha, mirë se e gep unë” si dhe “diku nga muaji shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze, të cilat ja ka dërguar nje femër, ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim D. dhe i ka thenë që ka patur një lidhje me Xhemalin, kjo ka genë nje arsye qe e ka vrare shume psikologjikisht mamin tim”.

Ne deklarimet e tij te datës 06.01.2024,

njëri prej femijeve te çiftit Loka, shtetasi i mitur K.L deklaron “babi im e ka dhunuar gjithmone nënën time”, “më date 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi krijoi konflikt me mamin se kishte degjuar llafe te njerezve te tjere per mamin. I ka thane mamit lloj-loj fialesh, i ka thënë do të vras, e ka ofenduar me fjalë të rënda, e ka goditur
mamin me grushte dhe me shkelma”, “më date 1 janar, pas vitit te ri, babi shte zine persëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te daja im dhe te gjyshja ime.
Ka gënë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00, kur babi duke bertitur e ulëritur i thoshte qe s’ke per te shkuar”,

babi im e shante e ofendonte me fjalët nga me te ndyrat, i thoshte qe ke dashnor, i thoshte qe ty të ka kap vëllai yt dhe se ti shkon nepër hotele me atë (dajën)”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT