11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Kemi marrë kërcënime nga zgëqet e burgut”, Nis me debate “Komisioni i Ekonomisë”

Deputeti i PS-së, Erion Braçe është shprehur kritik për lojërat e fatit pak ditë pasi Komisioni i Ligjeve u dha “dritën jeshile” pëe rikthimin online të tyre. Në Komisionin e Ekonomisë, Braçe tha se bashkë me kolegët e tij kanë marrë mesazhe kërcënuese nga zgëqet e burgut.

Deklarata e Braces erdhi pas asaj të ish –kreut të Shoqatës së Basteve, Artan Shyrti i cili tha se ligji ka problematika e shtoi se me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. Shyti tha se nisma do të dështojë nëse nuk rikthehen kompanitë e basteve që ishin më parë.

“Ajo që më bën habi në këtë komision, është se dhe një pjesë e jona dhe një pjesë e atyre që ftohen se dinë se ça ka ndodhur me këtë fenomen. T’i themi gjërat siç janë. Në 2018 për vite të tëra me radhë këtë aktivitet e ka pasur në dorë krimi. Mund të mos pëlqej, pasi nuk je i lidhur me krimin, por më vjen habi, por t’i nuk duhet të përfaqësosh krimin në këtë institucion. Ajo fjalia juaj që ‘po s’u kthyen ato kompani që ishin, do të jetë shumë keq’ është përkthyer si shantazh. Me përjashtim të një kompanie që rezistoi deri në fund, të tjerët u detyruan që t’i linin pikat e basteve. Ajo kompani refuzoi që të shiste aktivitetin, biznesin. U detyruan përmes dhunës dhe krimit. Ju mund të vazhdoni të thoni jo; por unë dhe ca njerëz që janë në këtë komision, e dini se ça kemi hequr nga burgu unë dhe kolegët, nga zgëqet e burgut përmes telefonave (kërcënime). Tani po luhet, por dini gjë se kush e organizon këtë aktivitet që ne t’i marrin dhe t’i nxjerrim nga errësira sot. Nëse jemi në këtë pikë që jemi sot, po jua them unë se policë të korruptuar, gjyqtarë dhe prokurorë, ishin pjesë e lojërave të tilla, nga kazinotë dhe bastet. U bënë pjesë e atij procesi ilegal, atje poshtë në territor. Por kush po luan tani dhe kush po e bën tani?”
, tha Braçe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...