1.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

‘Kemi pasur shtet të kioskizuar’,Rama apelon për mbrojtje të përmirësuar nga sulmet kibernetike

Në një konferencë për shtyp, Kryeministri Edi Rama ka shprehur nevojën për një mbrojtje të përmirësuar nga sulmet kibernetike në Shqipëri. Ai ka akuzuar sistemin aktual si “kioskëzuar” dhe ka theksuar se investimet në inovacion dhe digjitalizim kanë hasur në sfida, duke sjellë si rezultat sisteme të mbyllura që nuk komunikojnë efektivisht. Sulmet kibernetike, sipas Ramës, kanë krijuar nevojën për një sistem mbrojtës të përbashkët dhe të bashkuar.

Kryeministri ka shprehur shqetësimin e tij për sistemin aktual të drejtësisë, e cila e ka përshkruar si më arkaikën në Evropë. Ai ka shtuar se pavarësia dhe sistemi janë dy aspekte të ndryshme, duke theksuar se një sistem digjital dhe mbrojtës kibernetik duhet të jetë i përbashkët dhe i njëjtë. Rama ka sjellë shembuj nga sulmet kibernetike ndërkombëtare dhe ka bërë thirrje për një përdorim më të zgjuar dhe efikas të teknologjisë në shërbim të shtetit shqiptar.

Edi Rama:

Kemi pasur shtet të kioskizuar dhe viktimë ka qenë inovacioni. Është investuar në inovacion dhe digjitalizim. Por janë krijuar sisteme të mbyllura që nuk komunikojnë me njëri-tjetrin. Pse u godit faqja e Kuvendit nga armiqtë kibernetike sespe ishte jashtë sistemit, ishte një kioskë digjitale dhe kemi shumë të tilla ende që janë jashtë sferës së kompetences të pushtetit ekzekutiv ndërkohë që në kushtet edhe të kësaj epoke e cila ka sjellë luftën kibernetike që do shkojë duke u shtuar. E patë dje se çfarë sulmi kibernetik bëri Ukraina ndaj Rusisë, morën peng një pjesë të Moskës. Është një luftë që kërkon një sistem mbrojtës. Siç kemi një ushtri që mbulon të gjithë territorin duhet një forcë unike ku institucionet kanë pavarësisnë e tyre në përdorim e këtij sistemi, por sistemi nuk mund të jenë sisteme kioska. Kemi sistemin më arkaik të drejtësisë në Evropë nëse flasim për digjitalizim. Akoma me defter që janë shumë më të keq renditur se sa në kohën e Perandorisë Osmane, kanë shumë më tepër gabime ortografike dhe fjali të pakuptueshme, mbi të gjitha nuk mundësojnë asnjë shpejtësi dhe asnjë transparencë në trajtim e çështjeve. Ndërkohë që kërkojmë nga institucionet e drejtësisë të bëhen pjesë e të njëjtit sistem dëgjoj broçkulla për pavarësinë. Pavarësia është një gjë dhe sistemi është gjë tjetër. Sistemi digjital dhe sistemi mbrojtës kibernetik i një shteti është një.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT