10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

“Kemi pritur prej kohësh që opozitë të sjellë emra”/ Balla: “Kohë e humbur, por mirëkuptohen, kemi shumë punë për të bërë”

Kreu i grupit parlamentar socialist, Tulant Balla ka thënë në një dalje në media se deri në raundin e tretë presin propozime nga opozita për Presidentin e ri, ndërsa mohoi kategorikisht përfshirjen e Avokatit të Popullit.

“Deri të dielën në orën 18:00 nuk do të ketë propozim nga ana e PS. Kemi rënë dakord që nuk do të propozojmë ne kandidatë deri në raundin e tretë. Para 10 ditëve në një nga takimet publike, kemi diskutuar dhe thënë që deri në raundin e tretë do të jetë fryma e këtij dokumenti ku kanë të drejtë të pozojnë. Ata të sjellin një listë me argumentet konkretë dhe ta diskutojmë. Kjo nuk ka ndodhur. Më pas të martën kjo u sqarua tërësisht.

Në mes të shkurtit ne kemi miratuar ngritjen e komisioneve. Ka kaluar më shumë se tre muaj, kemi pritur prej kohësh që opozitë të sjellë emrat. Kanë mbetur edhe tre muaj nga mandatet e tyre. Kohë e humbur, por mirëkuptohen. Të hënën do të sjellin kur do të depozitojnë emrat. Në seancën më të parë të miratohen emrat dhe brenda dy ditësh mblidhet komisioni për të filluar punën.

Kemi shumë punë për të bërë dhe shumë hulumtime për të parë ecurinë e deritanishme të një reforme historike administrativo territoriale që ka rezultuar pozitive.

Ne kemi dhënë dakordësinë për këto komisione nuk kam çfarë të shtoj. E përshëndes faktin që më në fund opozita do sjellë emrat  që këto komisione të ngritura me konsensus të vazhdojnë punën”, tha Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...