Këngëtari Skerdi ka ndarë me ndjekësit lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të babait të tij. Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, artisti shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e figurës që e konsideronte udhërrëfyesin dhe mbështetjen më të madhe në jetë.
Skerdi tregoi se babai i tij përballoi sëmundjen me forcë dhe dinjitet, pa u ankuar asnjëherë, dhe falënderoi për sakrificat dhe vlerat që ai i transmetoi ndër vite. Artistit i mbetet dhimbja për përpjekjet e pamundura për ta mbajtur pranë sa më gjatë, duke kujtuar muajt e luftës për shëndetin e tij.
“M’u këput një pjesë e zemrës sime”, shkruan Skerdi, duke e përshkruar babain si një luftëtar dhe njeriun që e bëri atë atë që është sot. Postimi i tij ka marrë reagime të shumta nga miq, fansa dhe kolegë, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta.






