11.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Keni blerë pemë natyrale për Krishtlindje? Ja si ta bëni të qëndrojë më gjatë

Nëse keni prerë vetë një bredh ose keni blerë një pemë Krishtlindjesh natyrale, me siguri doni që ta bëni të qëndrojë sa më gjatë. Të paktën duhet të duket shumë e freskët edhe për Krishtlindje dhe Vit të Ri. Kur bredhit fillojnë t’i bien halat e pishës ose ato bëhen kafe apo të thata, është koha për të vepruar shpejt; përndryshe, pema ka rrezik edhe të marrë flakë.

Trajtojeni pemën e pishës si çdo bimë në vazo apo si lule të freskëta, duke u siguruar që pema të ketë shumë ujë përgjatë ditës. Më poshtë ju tregojmë disa këshilla se si t’i bëni pemët e krishtlindjeve të qëndrojnë sa më gjatë.

1. Kujdes me ndriçimin. Kur bëhet fjalë për dekorimin e pemës suaj, përdorni vetëm dekorime elektrike dhe kordona zgjatues të miratuar. Gjithashtu, sigurohuni që kordonët që keni përdorur vitin e kaluar dhe i keni ruajtur në papafingo ose bodrum janë ende në gjendje të mirë. Nëse janë të prishur, zëvendësojini ato. Nëse jeni duke përdorur ende llamba më të vjetra, kaloni te dritat LED me nxehtësi të ulët. Ato do ta mbajnë pemën më të freskët dhe do të përdorin më pak energji elektrike.

Mos harroni të fikni dritat e pemëve kur shkoni të flini ose dilni nga shtëpia. Sigurisht, duket më bukur kur pema rri ndezur, por nuk ka nevojë të ndizen dritat e pemës kur askush nuk po i shikon gjithsesi.

2. Prisni disa degë nga pema nëse ju duken të panevojshme.  Nëse pema juaj është shumë e dendur, shkurtoni disa degë në pjesën mbrapa të trungut. Kjo do i japë pemës suaj një pamje më të këndshme, zvogëlon numrin e degëve që kërkojnë ujë dhe ju siguron disa dekore për t’i përdorur diku tjetër në shtëpinë tuaj.

3. Mbajeni në një ambient të freskët. Fikni çdo kondicioner pranë pemës për ta mbajtur atë sa më të freskët të jetë e mundur dhe mos e vendosni pranë burimeve të tjera të nxehtësisë, siç janë sobat e zjarrit. Nëse jetoni në një klimë të ngrohtë dhe pema juaj do të marrë shumë rreze dielli përmes dritareve ose dritareve kini parasysh mbylljen e blindave ose zhvendosjen e pemës në një pjesë më të errët të shtëpisë tuaj.

Kini parasysh uljen e temperaturës në dhomën ku qëndron pema. Kjo është mirë ta mbani mend  veçanërisht kur sapo e keni sjellë pemën tuaj në shtëpi. Kjo pasi ndërrimi i ambientit nga i ftohtë në i ngrohtë e bën pemën që të humbasë gjethet e saj para kohe.

4. Hidhini një aspirinë. Shtimi i aspirinës në ujin që e përdorni për të ujitur , ose përdorimi i ujit të distiluar, mund të ndihmojë në parandalimin e rënies së gjetheve. Por nëse keni kafshë shtëpiake, sigurohuni që ato të mos pinë ujin e pemës – veçanërisht nëse e keni shtuar atë aspirinë.

5. Hidhni disa kuba akulli ose grimca akulli mbi tokën e pemës (nëse e keni në vazo) dhe përpiquni që pjesën e poshtme të trungut ta prisni duke u siguruar që ai e përthith mjaftueshëm të gjithë ujin.

Ashtu sikurse blerja e luleve edhe pema e Krishtlindjeve është mirë që të blihet sa më afër festës në mënyrë që të duket më bukur dhe e freskët atë natë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT