10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Keqpërdorimi i burimeve shtetërore: Çështje kritike për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri

Aksioni i fundit i kryeministrit Edi Rama, duke importuar punonjës të administratës shtetërore për të mbushur një takim politik në Athinë, ngrit alarmin për shqetësime të thella rreth lirive demokratike dhe integritetit zgjedhor në Shqipëri.

Ky veprim, i shoqëruar me detyrimin për antarësim në Partinë Socialiste të punonjësve të administratës, tregon se sa larg shkon përhapja e presionit dhe keqpërdorimit të burimeve publike për të përfituar në fushatën zgjedhore.

Nëse punonjësit e administratës ndjehen të detyruar të marrin pjesë në aktivitete politike, ajo tregon se si përhapet ky presion për të imponuar votën brenda vendit gjatë zgjedhjeve. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit dhe duhet të hetohet dhe ndëshkohet me vendosmëri.

Për të siguruar integritetin e zgjedhjeve të ardhshme, është e rëndësishme që Komisioni Europian dhe faktorët ndërkombëtarë të ndërhyjnë për të nxitur përmbylljen e Reformës Zgjedhore në kohë dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe për të siguruar një garë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë palët.

Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE, duhet të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në 2025, në mënyrë që të përforcojë demokracinë dhe të sigurojë një të ardhme europiane të qëndrueshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...