10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Kërkesa e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE/ Ursula von der Leyen: “Do të merret në vlerësimin tonë”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të takohet në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime mbi kërkesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE.

Ajo tha se kërkesa “do të merret në vlerësimin tonë”, duke përkrahur kështu gatishmërinë e Ukrainës për të nisur negociatat për marrjen e statusit kandidat në BE.

Von der Leyen u tha gazetarëve se vlerësimi nga komisioni do të paraqitet së shpejti dhe se komisionerët dhe zyrtarët e BE-së do ta rishikojnë kërkesën përpara samitit që do të mbahet në datat 23 e 24 qershor, ku pritet që çështja të diskutohet edhe më gjerë.

Udhëtimi i Von der Leyen në Kiev është i dyti që nga pushtimi rus, ku më 8 prill 2022 ajo do t’i dorëzonte Zelenskit një pyetësor që zyrtarët e tij duhej të plotësonin për të dhënë detaje në lidhje me informimin e Këshillit Evropian nga Komisioni, i cili përfaqëson 27 shtetet anëtare të BE-së.

Në atë vizitë, Presidentja Von der Leyen tha se “Ukraina i përket familjes evropiane”, megjithatë disa vende të BE-së kanë shprehur kujdes për t’i dhënë Ukrainës një proces të përshpejtuar të kandidaturës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...