5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Këshilla për një Udhëtim të qetë dhe të këndshëm nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Gjatë sezonit të verës, kur fluksi i udhëtarëve është më i lartë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është i përkushtuar për të siguruar që udhëtimi juaj të jetë sa më i qetë dhe i këndshëm. Ja disa këshilla të dobishme për të bërë përvojën tuaj në aeroport më të lehtë:

1. Mbërritja në Aeroport:
– Për të shmangur stresin e minutave të fundit, rekomandojmë të mbërrini në aeroport të paktën 3 orë përpara orarit të fluturimit tuaj

2.Printimi i Kartës së Imbarkimit (Boarding Pass):
– Sigurohuni që të keni me vete kartën e imbarkimit të printuar. Kjo do t’ju kursejë kohë dhe do të lehtësojë procesin e kalimit nëpër pikat e kontrollit të sigurisë. Nëse nuk e keni printuar paraprakisht, duhet të prisni hapjen e sportelit të check-in për ta marrë atë.

3.Kalimi i Bagazheve:
– Sporteli i check-in zakonisht hapet 2 orë e 30 minuta përpara nisjes së fluturimit. Nëse nuk keni printuar boarding pass-in paraprakisht, mund ta merrni në sportelin e check-in kur të hapet.

4.Qëndroni të Informuar:
– Qëndroni të përditësuar me çdo njoftim nga linja ajrore për fluturimin tuaj. Përdorni ekranet e informacionit të aeroportit ose faqen zyrtare të internetit të aeroportit për përditësime në kohë reale mbi ndryshimet e portës, vonesat apo informacione të tjera të rëndësishme.

Ekipi i TIA është gjithmonë i gatshëm për t’ju ndihmuar në çdo hap, duke siguruar që udhëtimet tuaja verore të fillojnë sa më mirë. Udhëtim të mbarë!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...