5.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Këshilla për përdorimin efikas dhe të shëndetshëm të kondicionerit

Nuk e duan të gjithë, por kondicioneri është miku më i mirë i mirëqenies në ditët e nxehta të verës. Ai freskon ambientin, heq lagështirën dhe na ndihmon të kemi në shtëpi një temperaturë të këndshme dhe të pushojmë natën. Megjithatë, është e rëndësishme ta përdorim në mënyrë të duhur për të shmangur ftohjen dhe për të mos patur surpriza kur vjen fatura e energjisë elektrike.

1.Sytë tek temperatura

Nëse jashtë temperatura është më shumë se 30 gradë, nuk është nevoja që për të patur fresk të çoni temperaturën e kondicionerit në 18 gradë Celsius. Në këtë mënyrë vetëm konsumoni elektricitet të panevojshëm. Për të shijuar freskinë, mjafton ta mbani 4-5 gradë më pak se temperatura e jashtme. Një diferencë e madhe e vendos trupin përballë një ndryshimi të menjëhershëm që nuk është i mirë për shëndetin.

2.Kujdes me dyert dhe dritaret

Kur ndizni kondicionerin sigurohuni që dyert dhe dritaret të jenë të mbyllura për të mos lejuar ajrin e nxehtë nga jashtë të hyjë brenda. Për ajrosje shfrytëzoni orët e vona të mbrëmjes ose ato herët në mëngjes, kur kalimi i ajrit është i pandjeshëm.

3.Funksioni “Dry”

Kur kemi arritur temperaturën që duam, përdorim funksionin “Dry”, pra komandën e tharëses së lagështirës. Ajo ndihmon në ruajtjen e ajrit të freskët dhe të thatë.

4.Mos e mbani ndezur natën

Të mbash kondicionerin ndezur për gjithë natën është thjesht një shpërdorim i energjisë elektrike dhe rrezik i madh për t’u ftohur. Në pjesën më të madhe të rasteve, freskia e natës është temperaturë normale për trupin dhe nuk është e nevojshme për ftohje artificiale.

5.Rreziku i ftohjes artificiale

Rreziqet më të mëdha vijnë nga ndryshimet termike, për shembull kur hyni në një dhomë të ftohtë të djersitur nga vapa, apo nga mospastrimi i aparaturës. Në filtrat e kondicionerit mblidhen pluhuri, mikroorganizma dhe myk nëse nuk pastrohen, të cilat mund të jenë përgjegjëse për alergjitë dhe infeksionet.

Duke ndjekur këto këshilla, jo vetëm që do të kurseni energji dhe para, por gjithashtu do të ruani shëndetin tuaj dhe të familjes suaj gjatë muajve të nxehtë të verës.

Verifikimi i Shkarkimeve të Ujit

Sigurohuni që tubat e shkarkimit të ujit të kondensuar të mos jenë të bllokuar. Një bllokim mund të shkaktojë rrjedhje uji dhe dëmtime të mundshme në shtëpi. Kontrolloni rregullisht dhe pastroni nëse është e nevojshme.

Dita

Gjatë ditës, kur temperaturat janë më të larta, është më mirë të përdorni kondicionerin në një temperaturë të moderuar dhe të përdorni perde ose blindat për të bllokuar rrezet e diellit. Kjo do të ndihmojë në ruajtjen e një temperature të freskët dhe në uljen e ngarkesës së kondicionerit.

Nata

Gjatë natës, është e këshillueshme të fikni kondicionerin ose ta vendosni në një temperaturë më të lartë për të shmangur ftohjen e tepërt. Nëse është e mundur, përdorni një ventilator për të qarkulluar ajrin dhe për të siguruar një gjumë të rehatshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT