6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Këshillat që duhet të ndiqni për të qenë të shëndetshëm dhe në formë

Viti i ri sapo ka nisur dhe është koha perfekte për të vendosur disa objektiva. Përveçse të qëndrojmë në formë, është shumë e rëndësishme edhe të jemi të shëndetshëm. Ekspertë të ndryshëm shëndeti japin disa këshilla të rëndësishme për të qëndruar në formë dhe të shëndetshëm. Daily Mail ka përmbledhur sugjerimet e tyre, që po jua sjellim më poshtë.

Merrni më shumë rreze dielli

Një mënyrë e thjeshtë për të rritur hormonet e lumturisë është nëpërmjet rrezeve të diellit. Serotonina, një nga hormonet e lumturisë, prodhohet nga trupi falë dritës natyrale. Gjithashtu, rrezet e diellit sigurojnë edhe vitaminën D, e cila ndikon në fortësinë dhe shëndetin e kockave.

Konsumoni ushqime të pasura me prebiotikë

Për të përmirësuar shëndetin e stomakut dhe jo vetëm, duhet të përfshini në dietën tuaj ushqime që përmbajnë prebiotikë. Patatet, sallata, qepa etj. janë ushqime që përmbajnë prebiotikë.

Hani herët në darkë

Të hash darkë herët ndihmon shumë në tretje dhe në cilësinë e gjumit.

Përtypeni ushqimin më shumë për të mos shtuar kilogramë

Ndoshta nuk e dinit, por përtypja e gjatë e ushqimit do t’ju ndihmojë të mos shtoni shumë kilogramë pasi do të ndiheni të ngopur më gjatë.

Ushtroni veshët

Gjithmonë e lëmë pas dore shëndetin e veshëve, por është shumë e rëndësishme të ushtroni veshët tuaj. Uleni volumin e muzikës derisa të mos ju pengojë të bisedoni. Pastaj veçoni një instrument në këngë dhe vazhdoni ta dëgjoni. Duke bërë këtë gjë përditë do të ushtroni veshët tuaj.

Bëni gjumë cilësor

Kur bëni gjumë të mirë gjatë natës mund t’i mbani emocionet nën kontroll dhe gjithashtu rritet kreativiteti. Po ashtu, shmangni pirjen e alkoolit para gjumit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...