Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar listën me emrat e prokurorëve kandidatë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Sipas KLP ata janë kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në listë është edhe kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela.