14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Këshilli i Sigurimit mblidhet sot për Ukrainën, Rusia kërkon sqarimin e pozicioneve

NATO ka përjashtuar mundësinë e një ndërhyrjeje luftarake në rast të një marshimi rus në Ukrainë. “Ne nuk kemi plane të angazhojmë trupat luftarake të NATO-s në Ukrainë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për BBC. Aktualisht në Ukrainë janë të angazhuar instruktorë ushtarakë të NATO-s. Aleanca ndihmon të forcojë aftësinë mbrojtëse të Ukrainës dhe e furnizon atë me armatim luftarak.

Por për shkak se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, nuk vlen garancia e mbrojtjes 100% që mund të marrin anëtarët e saj. “Për Ukrainën, një partner ne ofrojmë mbështetje, dhe dërgojmë mesazhin, se do të ketë sanksione të rënda ekonomike në rast se Rusia përdor sërish dhunën.” Ushtria ukrainase është tanimë “më e fortë, më e madhe dhe e armatosur shumë më mirë”, se në vitin 2014, është shprehur Stoltenberg.

Rusia kërkon sqarim pozicionesh

Në vitin 2014, Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë dhe mbështeti separatistët besnikë të Moskës në Ukrainën lindore. Stoltenberg theksoi, se “nuk ka siguri” për qëllimet e Rusisë. Por ajo që vërehet është një marshim i përmasave të mëdha të trupave ruse me shumë ushtarë dhe teknikë ushtarake, që shoqërohet nga “retorika kërcënuese”. Sipas Stoltenberg ka “rrezik real dhe kjo është arsyeja, pse partnerët e NATO-s kanë rritur mbështetjen për Ukrainën”.

Rusia ndërkohë i ka vlerësuar si të pamjaftueshme përgjigjet me shkrim të NATO-s dhe SHBA për kërkesat e saj mbi garancitë e sigurisë. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov kërkoi të dielën nga NATO dhe Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Europë, OSBE një sqarim të plotë mbi pozicionet e tyre. Në një kërkesë zyrtare drejtuar të dyja organizatave kërkohet një deklaratë, se si po e përmbushin ato detyrimin që “sigurinë e tyre të mos e forcojnë në kurriz të vendeve të tjera”, tha Lavrov në televizionin rus.

Ndërkohë të hënën (31.01) me kërkesën amerikane, instanca më e lartë e OKB-së, Këshilli i Sigurimit do të trajtojë krizën në Ukrainë. Qeveria në Uashington i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të trajtojë në një seancë krizën e Ukrainës.

Kjo bëhet “për shkak të kërcënimit të qartë të paqes ndërkombëtare dhe sigurisë” nga ana e Rusisë, bëri të ditur ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield. Rusia ka stacionuar më shumë se 100.000 ushtarë në kufirin ukrainas dhe ndjek “veprime të tjera destabilizuese kundër Ukrainës”, ka thënë Thomas-Greenfield. Këshilli i Sigurimit do të trajtojë në një seancë të hapur këtë krizë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...