2.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Këshilli i Sigurisë në OKB, Rama debat me delegacionin rus, shkak bëhet prania e Zelensky

Ka nisur Debati i Madh në Këshillin e Sigurisë në OKB. Ky Debat udhëhiqet nga Shqipëria dhe Rama është në cilësinë e presidentit.

Sapo nisi mbledhja ka pasur një kërkesë nga delegacioni rus për shpjegime, se pse aty është presidenti ukrainas Volodimir Zelensky. Sipas delegacionit rus ai nuk duhet të jetë aty pasi Ukraina nuk është anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB.

Rama tha se kjo nuk është hera e parë që Zelensky ftohet në një mbledhje të Këshilit të Sigurisë dhe nuk është eksluzivitet i presidencës shqiptare. Delegacioni rus më pas është shprehur se herë të tjera Zelensky ka folur përmes një video-mesazh dhe nuk ka qenë i pranishëm.

Sipas tyre, Rama po shkel rregullat e Këshillit dhe po e kthen mbledhjen në një lloj spektakli.

Rama:
Morëm shënim komentet e bëra nga delegacioni rus do të doja të konfirmojë ta gjithë anëtarët e këshillit u është dërguar lista e prersona që do flasin. Kjo të zgjidhe në nivel teknik që të kishim pasur mundësi të flisnim për thelbin e diskutimeve tona.

Ftesa për Zelensky është konfirmim i paragrafit 33,. Dhënia e fjalës së pari për Zelenski do të japë m undësi për anëtarin e këshillit të përgjigjen komenteve të tij. Në shkurt të këtij vit delegacioni rus ngriti të njëjtën çëeshtje se ka precedentë të vendeve joanëtare të këshillit të marrin fjalën. Zelensky ka folur sa herë është ftuar. Ky nuk është një veprim i posaçëm i presidencë shqiptare, veprim i gjatë i këshillit, në përputhje të plotë me udhëzim,e këshillit.

OSBE luan rol të rëndisishme dhe gjendet këtu flaë kontribututitë kësaj në këtë takim i cili konsiderohet si thelbësor. Përfaquesi i OSBE është shqiptar nga Maqedoni e Veriut.

Rusia:

Ne nuk besojmë që argumentet që paraqitet janë bindëse. Pse i është dhënë përparësi presidentit ukrainas?

Presidenca shqiptare po shkel rregullat. Rregullat nuk vlejnë për ju. Presidenti Zelenskiy nëpërmjet videove . Udhëtim i tij për të ardhur këtu shihet si privilegj. Gjatë seancë së fundit foli nëprëmjet videos. Kjo e sotmja nuk është vetëm spektakël, ne nuk pajtohemi me presidentin e Ukrainës. Pasi nuk është vend anëtar. Në bazë të rregullit 37 është rradha e atyre që janë shtete anëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT