6.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Kiara Tito përlotet pas daljes nga Big Brother Vip: “Më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit”

Kiara Tito ka folur për herë të parë pas eliminimit nga Big Brother Vip Albania. Teksa ka folur për rrugëtimin e saj në “Fans Club”, Kiara u përlot duke thënë se i duket sikur i ka ikur një pjesë e shpirtit.

“Tani më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim. Kam kaluar 90 ditë aty brenda”, u shpreh Kiara.

E pyetur nëse do të bënte diçka ndryshe, Kiara tha se “nuk kam për çfarë të bëhem pishman”.

Një përgjigje, ish-konkurrentja e kishte dhe për kritikat për marrëdhënien e saj me Luizin, që është shoqëruar nga debate të shpeshta.

“Diskutime çiftesh kemi të gjithë. Është më se normale të debatosh dhe t’i kërkosh llogari partnerit tënd. Dhe ne pas 5 minutash, kemi përqafuar, jemi puthur”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT