12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Kievi paralajmëron se sulmet ndaj rusëve do vijojnë edhe në dimër

Kundërofensiva e Ukrainës ndaj agresorëve rusë do të vazhdojë në muajt e ardhshëm, pavarësisht se përkeqësimi i motit do të vështirësojë luftimet, tha të shtunën kreu i agjencisë ukrainase të zbuliumit, Kyrylo Budanov.


“Aksionet luftarake do të vazhdojnë në një mënyrë a një tjetër. Në të ftohtë, në shi dhe në baltë, është më e vështirë të luftosh. Luftimet dhe kundërofensiva do të vazhdojë,”
tha zoti Budanov.

Kundërofensiva e Ukrainës ka dhënë më shumë rezultat në jug të vendit, ku forcat e mbrotjes kanë arritur të çlirojnë mbi 10 fshatra në tre muajt e fundit.

Forcat e armatosura të Ukrainës po bëjnë “përparime taktike graduale ” kundër vijës mbrojtëse të Rusisë në lindje të qytetit Robotyne, tha të shtunën ministria britanike e Mbrojtjes në njoftimin e saj të përditshëm mbi agesionin rus ndaj Ukrainës.

Kundërofensiva e ndërmarrë nga Ukraina ka qenë më e ngadaltë nga sa pritej për shkak të zonave të mëdha të minuara dhe vendosjes së trupave ruse.

Komentet e zotit Budanov, të bëra gjatë një konference për shtyp në Kiev, tregojnë se Ukraina nuk ka ndërmend të ndalë kundërsulmin e saj kur moti të përkeqësohet në muajt në vazhdim.

Rezultatet e kundërofensivës kanë ngritur shqetësime mes përkrahësve të Kievit se Perëndimi mund të përballet me një betejë të vështirë për të vazhduar ndihmën ndaj Ukrainës si edhe mbështjetjen e nevojshme ushtarake që Kievi të vazhdojë luftimet me të njëjtin intensitet

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...