12.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Kina nuk tërhiqet, vjen kërcënimi i fortë nga ministri i Jashtëm: “Tajvani përfundimisht do të kthehet në duart e atdheut”

Ministri i Jashtëm i Kinës e ka quajtur vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan si “maniake, të papërgjegjshme dhe irracionale”.

Duke folur gjatë një takimi që po mbahet mes ministrave të Jashtëm të Azisë Juglindore në kryeqytetin e Kamboxhias, Phnom Penh, Wang Yi tha se vendi i tij kishte bërë gjithçka që mundej për të shmangur një krizë, por se ai nuk mund të “lejojë që interesat e tij thelbësore të cenohen”.

Wang bëri një deklaratë provokuese kur tha se Tajvani “përfundimisht do të kthehet në duart e atdheut”.

Komentet e Wang Yi erdhën pasi ministrat e jashtëm të Azisë Juglindore kishin paralajmëruar më herët se tensionet në rritje mbi Tajvanin mund të nxisnin konflikt të hapur në rajon.

Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) bëri thirrje për përmbajtje maksimale dhe u shpreh kundër çdo veprimi provokues.

Në deklaratë Shoqata thotë se zhvillimet e fundit mund të çojnë në “llogari të gabuara, konfrontim serioz, konflikte të hapura dhe pasoja të paparashikueshme midis fuqive të mëdha”.

Qeveria kineze ka kërcënuar se përfundimisht do të pushtojë ishullin me forcë nëse përpjekjet e tjera për bashkim janë të pasuksesshme.

Në takimin të enjten e 4 gushtit, Wang Yi mori në mbrojtje stërvitjet ushtarake të Kinës në detet rreth Tajvanit, të mbajtura në përgjigje të vizitës së Pelosit.

Zonja Pelosi është politikania më e lartë amerikane që ka vizituar ishullin e Tajvanit në 25 vjet.

Vendimi i saj për të ndaluar në ishull ka zemëruar Pekinin, i cili e konsideron Tajvanin si një provincë të shkëputur të Kinës.

SHBA nuk e njeh zyrtarisht Tajvanin, por mban një marrëdhënie të fortë me ishullin, e mes tyre shet dhe armë që Tajvani të ketë mundësi për t’u mbrojtur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...