14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kishte improvizuar një dhomë për t’u fshehur në shtëpi, kapet një 52-vjeçari i shpallur në kërkim në Krujë

Në kuadër të operacionit policor “Sundimi i Ligjit”, një 52-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Nikël të Krujës. Ilir Krojë ishte dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia mori informacione rreth strehimit të tij dhe organizoi një operacion për kapjen e tij. Ilir Krojë kishte përshtatur një vend të fshehtë në banesën e tij, duke e improvizuar poshtë mobiljeve të kuzhinës me një derë dhe shkallë zbritëse në një dhomë të nëndheshme.

Ky arrestim vjen si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të policisë për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Operacioni “Sundimi i Ligjit” po vazhdon në të gjithë territorin, duke synuar kapjen e individëve të shpallur në kërkim dhe zbardhjen e veprimtarive kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kishte përshtatur një vend të fshehtë, në banesën e tij, për tu strehuar, ndërkohë që ishte në kërkim nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari.
52-vjeçari i dënuar me 8 vjet burgim për kultivim bimësh narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të operacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të marra se në Nikël, një shtetas i kërkuar nga Policia, strehohej në një ambient të cilin e kishte impovizuar për tu fshehur, në banesën e tij, menjëherë kanë organizuar punën, dhe kanë ushtruar kontroll në adresën e dhënë.
Si rezultat u kap dhe vu në pranga shtetasi Ilir Krojë, 52 vjeç, banues në Nikël.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar poshtë mobiljeve të kuzhinës, një derë me shkallë zbritëse në një dhomë të nëndheshme, të cilën 52-vjeçari i ndaluar, e përdorte për tu fshehur nga policia.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vitin 2020 ka 200 kultivuar bimë në Njësinë Administrative Nikël.
Operacioni “Sundimi i ligjit” vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...