14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kishte kultivuar fidanë narkotike në mes të vreshtave, vihet në pranga 43-vjeçari

Një 43-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi kishte kultivuar kanabis mes vreshtave të tij në vendin e quajtur “Kthesa e Nepërkës” dhe po përgatitej të mbillte fidanë të tjerë.

Të arrestuarit me iniciale R. B., banues në Poliçan, iu gjetën 340 fara të dyshuara narkotike që ai po përgatitej që ti kultivonte në arën e tij.

Policia asgjësoi fidanët dhe sekuestroi edhe një sasi lënde narkotike që iu zbulua në banesë.

Njoftimi i plotë:

Kontrolle masive në të gjithë territorin, me qëllimin parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Plirëz”.

Operacioni, nga Stacioni i Policisë Poliçan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Berat.

Kishte kultivuar fidanë narkotike në mes të vreshtave, si dhe përgatitej për të kultivuar të tjerë fidanë narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari.

Asgjësohen fidanët e kultivuar, si dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 340 fara të dyshuara narkotike që autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, do t’i kultivonte në mes të vreshtave me hardhi. Sekuestrohet edhe një sasi lënde narkotike që iu gjet këtij shtetasi, në banesë.

Gjithashtu, po në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Berat gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike, 311 fishekë luftarakë, si dhe fitila zjarrpërcjellës. Për këtë rast u procedua penalisht poseduesi i tyre, shtetasi K. S., 21 vjeç.

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në territorin e qytetit të Poliçanit, një shtetas tentonte të kultivonte fidanë narkotike, shërbimet e Policisë Poliçan kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Plirëz “, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– R. B., 43 vjeç, banues në Poliçan, për veprat penale “Kultivimi i fidanëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Si rezultat i monitorimit dhe kontrollit të imtësishëm të territorit, në vendin e quajtur “Kthesa e Nepërkës”, në mes të veshtave në pronësi të tij, shtetasi R. B. është evidentuar duke kultivuar fidanë të dyshuara narkotike.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde, fidanë dhe 340 fara të dyshuara narkotike cannabis sattiva, të cilat do t’i kultivonte në vreshtat me hardhi, në pronësi të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...