Një 43-vjeçar ka rënë në prangat policisë në Krujë.
A.H., kishte kultivuar kanabis në oborrin e banesës së tij në Thumanë dhe kishte përshtatur një ambient magazine në afërsi të saj për tharjen e bimës.
43-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe policia sekuestroi rreth 4.9 kg lëndë narkotike në proces tharjeje.
Njoftimi i Policisë:
Krujë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Spot”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Kishte kultivuar bimë narkotike, në oborrin e banesës së tij, dhe kishte përshtatur një magazinë, për tharjen e tyre, vihet në pranga 43-vjeçari.
Sekuestrohen 4.9 kg lëndë e dyshuar narkotike në proces tharjeje, asgjësohen bimët narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me AMP, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Spot”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 43 vjeç, banues në Thumanë.
43-vjeçari kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij dhe në afërsi të saj kishte përshtatur një ambient (magazinë), për tharjen e bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën rreth 4.9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, shërbimet e Policisë asgjësuan me anë të djegies bimët narkotike që ishin kultivuar në këtë hapësirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.