7.5 C
Tiranë
Monday, December 8, 2025
spot_img

“Kjo është protestë e të gjithë shqiptarëve”/ Protesta e akademikëve: “T’i dalim para këtyre lloj qelbësirave që na kanë treguar orientin shqiptar”

Një tjetër pedagog ka dhënë mesazhin e tij nga protesta e akademikëve para universitetit Politeknik.

Gjatë fjalës së tij pedagogu përgëzoi kolegët për protestën, ndërsa bëri thirrje që të shporret kjo qeveri.

“Ju përgëzoj për trimërinë intelektuale që keni treguar, para kësaj diktature. Kur të zë halli nuk e di se nga t’ja fillosh. Mua më kujtohen dëshira te tij para se të fitonte zgjedhjet. Si fillim mblodhi sa palma miliona euro. Në këtë mënyrë ky lloj diktatori, ky nuk është rreziku i Shqipërisë, pasi është diktatori i fundit. Problemi më i madh i Shqipërisë është se ai ka mësuar në mënyrë ekstreme. ë luftosh emancipimin, arsimin, që është e vetmja shtyllë që mban kombin, dhe jo ushtria që këta krijuan. Duhet trimëri intelektuale. Kjo është protestë e të gjithë shqiptarëve. Ta heqim këtë zezonë që e ka pushtuar shpirtin. Këtij i janë larguar qytetarët nga qytetet, ky thotë do rregullojmë qytetin. Këtij i janë larguar bujqërit na toka, thotë do rregullojmë bujqësinë. Ne kemi vite që e mbrojmë me gjak këtë vend. Ke larguar njerëzit. Nuk mundet të largosh kombin tënd, kush do vijnë nesër këtu?! Duhet të jetojmë mirë dhe të kemi trimëri që t’i dalim para këtyre lloj qelbësirave që na kanë treguar orientin shqiptar. Larg orientit, por të përqafojmë Europën. Me guxim, me trimëri ta shporrim këtë qelbësirë.”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...