15.5 C
Tiranë
Thursday, September 19, 2024
spot_img

Kjo është vula dhe logo e re e Partisë Demokratike e cila u miratua në 11 dhjetor

Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 11 dhjetor u vendos edhe ndryshimi i logos dhe vulës së PD-së.

Ky Kuvend që sipas Berishës është historik në pluralizmin shqiptar kontestohet nga kryedemokrati aktual Lulzim Basha, i cili ka thirrur Kuvendin legjitim në 18 dhjetor.

Në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendos shkarkimi i Bashës, ndërsa në 18 dhjetor pritet mbledhja e një referendumi për shkarkimin e tij.

Ndërkohë Kuvendi i Berishës formoi një Komision Rithemelimi i përbërë nga 29 anëtarë, të cilët sipas tij do drejtojnë partinë deri në zgjedhjen e një kryetari të ri.

Përfundimisht kjo që shihni më poshtë është vula e re e PD-së që u miratua në Kuvend.
Foto:

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT