10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Kjo situatë kriminale ka zgjidhje largimin e menjëhershëm të Ramës, ministrit Çuçi, si dhe të procesdohet Ardi Veliu

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ngritur disa pyetje sot për vdekjen e Lear Kurtit në Komisariat, duke akuzuar qeverinë dhe policinë se duan të mbulojnë një krim flagrant shtetëror.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kjo situatë kriminale që ka mbështetës dhe frymëzues Edi Ramën ka vetëm një zgjidhje: Largimin e menjëhershëm të Ramës, Ministrit të Brendshëm Çuçi si përgjegjësit kryesorë të krimeve shtetërore të përsëritur.

Ai kërkoi më tej procedimin e drejtorit të AMP, Ardi Veliu.

 

Deklarata e Metës:

Jo më larg se 100 metra nga truama pse nuk u transportua direkt në spital por në komisariat

Si u lejua që dhe në krevatin e spitalit i shtruar Lear Kurti ka qenë me pranga në duar?
A kanë pasur kamera trupi policet?

A kanë funksionuar kamerat në komisariat?

A ka pasur komunikim të patrullës me sallën operative dhe a eshte regjistruar?

Nëse ka gëlltitur qesen pse nuk u pritën analizat toksikologjike?

Pse u ndryshua versioni nga sëmundje zemre në epilepsi e më pas tek gëlltitja e qeses?

A është marrë miratimi i familjes për kryerjen e autopsisë?

Janë tronditëse dëshmitë e shokut të ngushtë prezent në vendngjarje e nënës së tij që pasqyrojnë veprimet barbare e të dhunshme të policisë së Ramës.

Policia e Edi Ramës që dhunon të rinjtë e të rejat në protesta, me policë të maskuar me xhupa që sillen si kriminelë e që nuk kursejnë as gazetarët me dhunën e tyre.

Kjo situatë kriminale që ka mbështetës e frymëzues Ramën ka zgjidhje largimin e menjëhershëm të Ramës, ministrit të Brendshëm Cuci si përgjegjës të krimeve shtetërore të përsëritura, të procesdohet Ardi Veliu, manipulues.

Prokuroria të zbardhë ngjarjen jashtë cdo ndërhyrje e presioni qeveritar.

Koha nuk pret për të parandaluar vrasje të tjera nga policia e patronazhistëve të Ramës që i duhet vetëm për të vjehdur vota e për të dhunuar qytetarët.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...