7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Klodian Duro përgënjeshtron dhe kërkon ndjesë për deklaratat e dhunshme në “Big Brother VIP”

Pas përjashtimit të tij nga Big Brother VIP 3 për shkak të deklaratave të dhunshme dhe kërcënuese në lidhje me ish-gruan, Klodian Duro ka reaguar dhe ka pranuar se deklarata ishte e gabuar. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Duro ka shprehur ndjesën e tij për fjalët e papërgjegjshme dhe ka kërkuar falje publike. Ai ka theksuar se kishte harruar të percillte mesazhet e duhura dhe ka dëshiruar sukses për banorët e tjerë të shtëpisë Big Brother VIP. Më herët, Vëllai i Madh mori vendim për të përjashtuar menjëherë Klodian Duron nga gara pas deklaratave të tij të papranueshme për dhunën ndaj ish-bashkëshortes.

Reagimi i plotë i Klodian Duros:

Une, Klodian Duro, ju njoftoj qe rrugetimi im ne Big Brother VIP eshte nderprere sot.

Shkak eshte bere nje deklarate e gabuar, nisur si ironi, e tepert tani qe e shoh me ftohtesi dhe qe i le vend keqinterpretimit.

Me vjen keq qe nuk arrita dot te percillja mesazhet e duhura tek te cilat besoj vertete dhe do t’i deshmoja gjate qendrimit ne shtepine e Big Brother.

Nje ndjese shume e sinqerte i shkon publikut dhe u uroj suksese te gjithe banoreve!
Kujtojmë se mbrëmë, pas prime-t, Klodiani, në një bisedë me banorët tha: “Ruhuni nga mua se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju apo jo? Ruhuni!”

“Asnjëherë vëlla, larg qoftë. Nuk je ti ai. Kurrë nuk je ti ai. Unë e di që s’je ti ai. Harroje atë, ndërro muhabet, mos ta dëgjoj më”, iu drejtua Meritoni, por ish-futbollisti vazhdonte me deklaratën ku pohonte se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.Vëllai i Madh moiri menjëherë masa, duke e përjashtuar nga gara.

“Banorë, gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë, e papranueshme, që bie ndesh me rregullat e programit si dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë. Big Brother ka vendosur të skualifikojë në mënyrë të menjëhershme Klodian Duron nga gara. Big Brother i tërheq vëmendjen të gjithë banorëve të jenë shumë të kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën”, thuhej në zarfin e Vëllait të Madh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...