Ish-banori i “Big Brother”, Klodian Mihaj, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen gjatë emisionit “Post Big Brother”, ku pranoi për herë të parë se ka pasur një pëlqim për Elijona Binakajn.
Rrëfimi i tij erdhi si surprizë për shumë ndjekës të formatit, pasi gjatë qëndrimit në shtëpi ai ishte treguar i rezervuar dhe nuk kishte shprehur hapur ndonjë ndjenjë ndaj saj.
Klodiani shpjegoi se arsyeja e heshtjes së tij lidhej me faktin se jashtë shtëpisë kishte një lidhje dhe nuk donte të krijonte perceptimin e tradhtisë. “E kam menduar se dal si tradhtar nëse them se më pëlqen dikush. Nuk ka qenë e lehtë,” u shpreh ai.
Nga ana tjetër, edhe Elijona reagoi ndaj deklaratës, duke thënë se u ndje e lehtësuar që ai e pranoi publikisht atë që kishte ndjerë. “Normal që u shlirova që më në fund e tha. Unë shpesh i kam thënë se nuk është i sinqertë me veten, por nuk kam dashur t’ia nxjerr me zor,” tha ajo.
Elijona shtoi se edhe vetë kishte marrë një rrezik kur kishte vendosur të shprehte hapur pëlqimin për të gjatë kohës që ndodheshin në shtëpinë e famshme. “Edhe unë e kam marrë rrezikun që i kam shprehur pëlqim,” u shpreh ajo.






