2.5 C
Tiranë
Friday, February 27, 2026
spot_img

Klodiana Çapja denoncon dëmtimin e segmentit të Automotoparkut në Elbasan: Investim qindra milionë eurosh pa standarde

Segmenti i rrugës së Automotoparkut në Elbasan është dëmtuar, duke nxitur reagimin e deputetes së Partisë Demokratike për qarkun, Klodiana Çapja. Ajo e ka cilësuar situatën si një skandal të rëndë, duke theksuar se për këtë projekt janë investuar qindra miliona euro.

“Denoncoj publikisht një tjetër skandal të rëndë që lidhet me një investim qindra miliona eurosh, siç është Automotoparku i Elbasanit. Kjo nuk është amortizim normal, por provë e qartë e një skandali tjetër në infrastrukturë, që tregon hapur punime pa standarde, mungesë kontrolli dhe keqpërdorim të fondeve publike”, u shpreh deputetja.

Çapja kërkoi ndërhyrje të menjëhershme për të verifikuar situatën, duke theksuar nevojën për hetim teknik dhe financiar.

“Qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë nuk meritojnë projekte fasadë që shemben pa u inauguruar siç duhet. Kërkoj auditim të menjëhershëm teknik dhe financiar, transparencë të plotë mbi kontratat dhe mbajtje përgjegjësie për çdo institucion dhe subjekt të përfshirë”, nënvizoi më tej ajo.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse lidhur me pretendimet e ngritura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bes Kallaku sqaron këngën e re “Rrëfim”: Jo diss, por kapitull i ri jete

0
Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale për projektin e tij të fundit muzikor, “Rrëfim”, Bes Kallaku ka vendosur të sqarojë publikisht çdo keqkuptim. Përmes...

Shok në “Big Brother VIP 5”/ Zarf i zi anulon televotimin, banorët pa dijeni

0
Një surprizë e paparashikuar ka tronditur ambientin e “Big Brother VIP 5”: një zarf i zi ka mbërritur në shtëpi, duke sjellë anulimin e...

Jonida Maliqi rrëfen për divorcin dhe momentet më të vështira me djalin: “Kam menduar...

0
Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, ka folur për herë të parë hapur për divorcin pas 17 vjetësh martese dhe për periudhën e vështirë...

Mira Konçi rrëfen dashurinë e babait dhe vitet e vështira të komas: “Ishte jashtëzakonisht...

0
Këngëtarja e njohur shqiptare, Mira Konçi, ka ndarë sot për herë të parë momente të veçanta nga jeta e saj personale, duke rrëfyer marrëdhënien...

Vlorë: Nis prishja e ndërtimeve pa leje mbi kanalet, për të parandaluar përmbytjet

0
Në qytetin e Vlorës ka nisur ndërhyrja për prishjen e ndërtimeve pa leje mbi kanalet e ujërave të larta, një veprim që synon parandalimin...