18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

KLSH në Bashkinë e Fierit, Subashi dhe punonjësit zhdukun dokumentacionin për konsumin e karburantit

KLSH ka gjetur shkelje në Bashkinë Fier duke konstatuar në raport dhe Armando Subashi dhe 120 punonjës janë përgjegjës për konsumin pa asnjë “dokument” të 81 450 litrave karburant.

KLSH ka publikuar raportin përfundimtar të auditimit në Bashkinë Fier duke pasqyruar shkelje të mëdha sa i përket konsumit të karburantit të blerë përmes tenderëve të mëdha me paratë e taksapaguesve, ndërkohë që përdorej për qëllime personale.

Sipas KLSH-së, kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, ka vjedhur naftën e blerë për bashkinë, një akuzë e fortë kjo, e cila nëse do të ndiqet ligjërisht do të shkaktojë pasoja të mëdha ligjore për Subashin.

Sipas KLSH 120 punonjës të Bashkisë së Fierit kanë konsumuar rreth 81 450 litra karburant me vlerë rreth 130 milionë lekë të vjetra në mënyrë të pajustifikuar.

Inspektorët e KLSH kanë konstatuar se personat në fjalë janë të punësuar për punë që lidhen me zyrën dhe jo inspektime në terren për të konsumuar kaq sh më karburant.

KLSH kërkon urgjentisht nga Armando Subashi dhe Bashkia Fier që t’u marrë mbrapsht paratë e naftës personave në fjalë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...