7.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

KLSH për Bypass-et e Fierit dhe Vlorës: Kostot e parashikuara u rritën me 4.6 milionë euro

Bypass-et e Fierit dhe të Vlorës tashmë të hapur për trafikun kanë kaluar në sitën e Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili ka dalë në përfundimin se zbatimi ka shfaqur problematika të shumta.

Në një auditim me objekt mbi përputhshmërinë e projektit të “Ndërtimi i Bypass -eve Fier dhe Vlorë” në Autoritetin Rrugor Shqiptar” nënvizohen disa nga këto problematika që lidhen si me mbajtjen e dokumentacionit ashtu edhe me pagesat.

Kështu sipas KLSH nga evidencat e marra mbi veprimtarinë e projektit rezultoi se në Autoritetin Rrugor Shqiptar ka të meta dhe mangësi në disa drejtime të veprimtarisë së tij që lidhen me menaxhimin e projektit.

“Strukturat drejtuese të ARrSh nuk dorëzojnë tek Banka informacion në formatin e kërkuar në marrëveshje; nuk mban libra dhe regjistra të rregullt llogarish, ku të pasqyrohen saktë hyrje të plota dhe të sakta për të gjitha transaksionet financiare dhe nuk është kryer asnjë auditim dhe të jetë paraqitur raport nga auditues të pavarur.

Palët e përfshira në implementimin e projektit, ARRSh dhe Konsulentët nuk kanë kryer një vlerësim të objektivave të përcaktuara në marrëveshjet e financimit me qëllim vlerësimin e rezultateve të punës së deritanishme. Objektivat e përcaktuara në marrëveshjen e ratifikuar për projektet e sipërpërmendura nuk janë objektiva konkrete dhe të matshme” vlerëson KLSH.

Audituesit ndalen edhe tek aspektet financiare të projekteve dhe respektimin e afateve të likuidimit të detyrimeve apo pagesat konform rregullave.

“Në 44 raste janë konstatuar vonesa në likuidimin e TVSH-së dhe në 35 raste Raportimet për realizimin e disbursimeve dhe shpenzimeve nuk janë dorëzuar në MFE. Gjithashtu në të dy projekte, ku punimet janë në proces, nga ana e mbikëqyrësve të punimeve në pagesat e ndërmjetme janë certifikuar punime të pa kryera në vlerën totale 68,252.38 Euro pa TVSH si rritje e kostove të tyre e pa parashikuar në vlerën 4,615,797.54 Euro pa TVSH” thuhet në raport.

Qeveria hapi qarkullimin e plotë në Bypassin e Vlorës gjatë kësaj vere ndërkohë një vit më parë ky qarkullim u hap në një pjesë të rrugës. Ndërkohë që Bypass i Fierit u hap në vitin 2020. Historia e bypasseve nis nga viti 2011 kur në kohën e qeverisë Berisha u kërkua kredi pranë BERZH për këtë projekt.

Pas shpalljes fituese të kompanisë italianë Serenissima punimet pasuan me një kalvar zvarritjeje. Në vitin 2017 qeveria Rama prokuroi nga e para projektet dhe në 2018 u shpallën kompanitë fituese. Bypassi i Fierit është 22 kilometra dhe ai i Vlorës me një gjatësi 29 kilometra. Kostoja e të dy projekteve është afërsisht 75 milionë euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...