10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka vendosur të sfidojë Topçiun me Alfred Gegën në Bashkinë Maliq

Gëzim Topçiu, kandidati i Partisë Socialiste për mandatin e shtatë të kryetarit të bashkisë Maliq, ishte 33 vjeç kur u zgjodh kryetar i bashkisë së qytetit në vitin 2000. Nëse do të zgjidhet sërish, ai do të jetë 60 vjeç në fund të mandatit dhe do të ketë kaluar më shumë se gjysmën e jetës në postin e kryetarit.

Koalicioni Bashkë Fitojmë ka vendosur të sfidojë Topçiun me një mjek, Alfred Gegën.

Bashkia e Maliqit ka preferuar gjithmonë kandidatë të së majtës në zgjedhjet lokale, por në zgjedhjet e viteve 2007 dhe 2011, rezultati ka qenë i ngushtë. Socialistët zgjeruan fitoren e tyre në zgjedhjet që pasuan ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në territorin e bashkisë arritën të marrin 52% të votave përkundrejt 43% që morën dy partitë opozitare, PD dhe LSI.

Bashkia e Maliqit pa pësuar rënie në pjesëmarrjen në zgjedhje, gjë që ka gjasa të jetë shkaktuar nga emigrimi i një pjese të popullsisë, por votat duket se i kanë ikur më shumë partive të opozitës. Në zgjedhjet e vitit 2011, në qytet dhe në komunat përbërëse të bashkisë së re u hodhën 26 mijë vota ndërsa më 2021, 24 mijë.

Bashkia e Maliqit shtrihet në rrafshnaltën e Korçës në Shqipërinë juglindore.

Kjo bashki përbëhet nga 7 njësi administrative, të cilat janë: Maliq, Libonik, Gorë, Moglicë, Vreshtas, Pirg dhe Pojan. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Korçës dhe qarkut Korçë. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 80 fshatra. Për të parë listën e plotë të qyteteve dhe fshatrave të kësaj bashkie, klikoni këtu.

Qyteti i Maliqit nisi të ndërtohej pas tharjes me punë të të burgosurve të kënetës së Maliqit, e cila filloi të përdorej për kultivim me panxhar sheqeri. Qyteti u ndërtua në funksion të një fabrike të sheqerit dhe të alkoolit të nxjerrë nga melasa si dhe industritë shoqëruese, niseshtesë së misrit dhe majasë së bukës. Një termocentral i vogël u ndërtua në këtë kuadër.

Industria në fjalë është mbyllur para tre dekadash ndërsa së fundmi në këtë bashki është hapur një fabrikë për përpunimin e peshkut. Pjesa tjetër është zonë bujqësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...