17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kodi i ri Penal: Burg deri në 4 vjet për ushqime të pasigurta dhe mashtrim me produktet

Kodi i ri Penal sjell ndryshime të rëndësishme që lidhen me sigurinë ushqimore, duke parashikuar dënime më të ashpra për prodhimin, tregtimin dhe mashtrimin me produktet ushqimore që rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve.

Sipas nenit 458, kushdo që prodhon, përpunon, ruan, tregton, importon ose eksporton ushqime dhe pije në kundërshtim me standardet ligjore, si dhe përdor kimikate ose lëndë të ndaluara te kafshët dhe bimët që shërbejnë për konsum, do të dënohet me burg nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Një tjetër dispozitë e re lidhet me ofrimin e ushqimit të pasigurt, që përfshin therjen e kafshëve ose përdorimin e produkteve shtazore për konsum, duke ditur se ato janë trajtuar me substanca të ndaluara. Për këtë shkelje, parashikohet deri në katër vjet burg. Gjithashtu, penalizohet hedhja në treg e mishit apo produkteve shtazore pa respektuar periudhat e pritjes të përcaktuara nga ligji.

Sipas nenit 460, është sanksionuar edhe mashtrimi me produktet ushqimore. Kushdo që importon, prodhon, falsifikon, ruan, reklamojnë ose tregton ushqime me të dhëna të rreme për cilësinë, prejardhjen, kategorinë apo përbërjen e tyre, rrezikon deri në tre vjet burgim.

Po ashtu, paraqitja e rreme e produktit ushqimor, si ndryshimi i datës së skadencës ose i përbërjes së produkteve, apo tregtimi i ushqimeve që duhej të bëheshin të papërdorshme, dënohet me deri në gjashtë muaj burg.

Ndërkohë, Kodi i ri parashikon edhe kriminalizimin e prishjes së shenjave të autoriteteve shtetërore. Heqja ose ndryshimi i shenjave bllokuese të vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), si dhe vazhdimi i aktivitetit pavarësisht bllokimit, mund të sjellë deri në tre vjet burg.

Me këto ndryshime, autoritetet synojnë rritjen e kontrollit, sigurinë e konsumatorëve dhe ndëshkimin e abuzimeve në tregun ushqimor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...