Moti në ditët e para të janarit do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Këto masa do të sjellin mot me diell e vranësira kalimtare të përqëndruara në lindje.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, paqëndrueshmëria e motit do të rikthehet ditën e martë, kur parashikohet dendësim i vranësirave si dhe reshje të dobëta në veri e qendër të vendit.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut dhe prej së hënës do të kthehet nga kuadrati i jugut mesatare, e hera-herës e vrullshme në bregdet.
Temperaturat do të pësojnë luhatje si në tabelën e mëposhtme.