15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Kolegji i Apelimit raporton për vettingun në Shqipëri: Synojmë përmbylljen në kohë të procesit

Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Albana Shtylla, përfaqësues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe institucionit të Komisionerëve Publikë morën pjesë në takimin dypalësh Shqipëri – BE të zhvilluar në Bruksel, në kuadër të nisjes së procesit të shqyrtimit (screening) mbi kapitullin 23, të negociatave të anëtarësimit.

Përfaqësuesja e Kolegjit të Apelimit paraqiti materialin raportues të përgatitur nga të trija institucionet e vettingut, duke sjellë një panoramë të qartë në shifra lidhur me vendimmarrjet e deritanishme, hallkat kryesore të procesit, transparencën, buxhetin, si dhe pritshmëritë për të përfunduar të gjitha çështjet brenda afateve të parashikuara nga ligji: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit brenda dhjetorit të vitit 2024, ndërsa Kolegji i Posaçëm i Apelimit brenda qershorit të vitit 2026. Në këtë prezantim u theksua rëndësia e cilësisë në vendimmarrje, respektimi rigoroz i ligjit, procesit të rregullt dhe parimeve të barazisë, objektivitetit dhe proporcionalitetit.

Negociatat mes Bashkimit Evropian me Shqipërinë për kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore’ vijojnë dhe sot në Bruksel me raportimet e institucioneve të tjera të drejtësisë. Delegacioni shqiptar është kryesuar nga kryenegociatorja Majlinda Dhuka, si dhe nga zv/Ministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni, në cilësinë e negociatores për kapitullin.

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...

Stuhia “Teresa” godet Ishujt Kanarie: Përmbytje, valë gjigante dhe kaos në fluturime

0
Stuhia e fuqishme “Teresa” ka përfshirë Ishujt Kanarie në Spanjë, duke sjellë reshje intensive, erëra të forta dhe borë në zonat malore të Tenerife,...

Ambasadori gjerman: Zbatimi i ligjit në Kosovë kyç për integrimin në BE, pa penguar...

0
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolf, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet në të gjithë territorin e...

Studimi: Aktivitetet mendore mund të vonojnë Alzheimerin deri në 5 vite

0
Një studim i publikuar më 11 shkurt 2026 në revistën Neurology ka nxjerrë në pah rolin kyç të aktiviteteve mendore në vonimin e shfaqjes...