9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Kolesteroli i lartë dëmton rëndë shëndetin e zemrës dhe trurit

Nivelet e kolesterolit në organizëm shpesh anashkalohen.

Megjithatë, nëse nivelet e tij injorohen, atëherë rreziku i atakut në zemër apo ishemisë është tepër i lartë.

Pra, kolesteroli i lartë dëmton rëndë shëndetin e zemrës dhe trurit.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shumë të përhapura në vendin tonë dhe zënë një vend kryesor në barrën e sëmundjeve vdekjeprurëse.

Autoritetet kanë identifikuar kolesterolin e lartë si një prej faktorëve të rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Faktorë të tjerë janë tensioni i lartë dhe obeziteti.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për mënyrat se si të kuptoni nëse jeni të prekur nga kolesteroli i lartë.

Faktorët e Rëndësishëm të Rrezikut
Njeriu mund të mos jetë në gjendje të kuptojë nivelin e kolesterolit në gjak pa kryer analizat e gjakut.

Këto të fundit janë të vetmet që mund të përcaktojnë nivelin e saktë të kolesterolit.

Megjithatë, nëse njeriu mund të krijojë një ide për kolesterolin në gjak duke mbajtur në konsideratë faktorët e mëposhtëm të rrezikut.

Mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja e keqe, duhanpirja, disa medikamente, mosha, faktori genetik, prania e sëmundjeve si diabeti apo ato të tiroides.

Këto janë faktorët kryesorë të rrezikut që rrisin predispozitat e njeriut për tu prekur nga kolesteroli.

Ndonëse mosha, gjinia dhe faktori genetik janë të pandryshueshëm, ka dy faktorë të rëndësishëm që mund të shmangen ose rregullohen.

Njeriu mund të angazhohet në aktivitet të përditshëm fizik dhe të ushqehet shëndetshëm.

Çfarë Ndodh Nëse Nuk Kontrolloni Nivelin e Kolesterolit
Disa njerëz kanë tendencën të anashkalojnë ose injorojnë kryerjen e analizave për kolesterolin me pretendimin se ndihen mirë.

Niveli i lartë e i pakontrolluar i lipideve në gjak mund të shkaktojë komplikacione të rrezikshme.

Një prej tyre është sëmundjet kardiovaskulare

Depozitat e kolesterolit bllokojnë enët e gjakut dhe rrisin gjasat e atakut në zemër ose ishemisë.

Këshilla kryesore e ekspertëve është që të kryeni analizat e kolesterolit dhe të merrni trajtimin e duhur në të mirë të shëndetit./AgroWeb.org

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...