17.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Komisionet online, maxhoranca rishikon qëndrimin, Balla: “Do i propozojmë konferencën së Kryetarëve mbledhje tradicionale duke respektuar distancat”

Maxhoranca do i drejtohet me një kërkesë Konferencës së Kryetarëve për cështjen e komisioneve parlamentare.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat u shpreh se  do ti propozohet Konferencës së Kryetarëve që këto komisione të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve.

Balla tha gjithashtu se deputetëve do i kërkohen certifikata e vaksinimin apo test negative anticovid.

“Të gjithë deputetët kanë kryer pjesa më e madhe të dyja dozat e vaksinave, edhe ata që nuk e kanë bërë janë brenda afatit.

Duke filluar nga java tjetër në do ti propozojmë konferencës së kryetarëve duke respektuar distancën, dhe çdo deputetët duhet të vetëdeklaroje certifikatën vaksinimit.

Koha që u fitua gjatë kësaj jave ishte për shkak se axhenda parlamentare ishte e tillë që të kërkonte mirëkuptim nga ana e PD. Unë e kuptoj që hallet brenda në shtëpi i shtyjnë që të krijojnë problematika të panevojshme. Praktika e zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve online është një praktike që për raste të caktuara do të vijoj, sa kohë kur çështjet nuk janë të ndonjë rëndësie të madhe.

Për të konkluduar do ti bëja thirrje shpirtrave të trazuar në PD që kjo është një çështje që është e qartë. I bëj thirrje deputetëve, atyre që ende nuk e kanë kryer vaksinimin me dy doza, sepse mendoj se edhe Shqipëria shumë shpejt do të shkojë tek doza e tretë dhe besoj se javës tjetër konferenca e kryetarëve do ti japë dritën jeshile mbajtjes së komisioneve në mënyrë tradicionale”, u shpreh Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...