4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Komisioni Evropian nis konsultim publik për kundërmasat ndaj SHBA-së për cështjet tarifore

 

Komisioni Evropian ka nisur një proces konsultimi publik mbi një listë të gjerë produktesh amerikane që mund të përballen me kundërmasa nga Bashkimi Evropian, nëse negociatat me Shtetet e Bashkuara për çështjet tarifore nuk sjellin një zgjidhje reciproke dhe të dobishme për palët.

Lista përfshin importe amerikane me vlerë 95 miliardë euro, duke përfshirë produkte industriale dhe bujqësore, ndërsa shqyrton edhe kufizime të mundshme për eksportet evropiane të çelikut dhe kimikateve në SHBA, me një vlerë prej 4.4 miliardë euro. Tarifat që mund të shqyrtohen nga BE përfshijnë gjithashtu ato mbi makinat dhe pjesët e makinave.

Komisioni Evropian ka theksuar se, megjithëse ka si prioritet arritjen e një marrëveshjeje të balancuar përmes negociatave, është i përgatitur të marrë kundërmasa nëse bisedimet me SHBA-në nuk japin rezultat. Komisioni ka quajtur tarifat amerikane “të pajustifikuara dhe të dëmshme” për ekonominë evropiane.

Në të njëjtën kohë, BE-ja ka njoftuar se do të nisi një ankesë zyrtare në Organizatën Botërore të Tregtisë (WTO) kundër SHBA-së, duke i akuzuar për shkelje të rregullave ndërkombëtare në vendosjen e tarifave universale.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se BE mbetet e përkushtuar ndaj zgjidhjes përmes dialogut, duke shtuar: “Ne besojmë në marrëveshje që sjellin përfitime për konsumatorët dhe bizneset në të dy anët e Atlantikut, por do të jemi të përgatitur për çdo skenar.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...