7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Komisioni Hetimor për Inceneratorët/ Kryebashkiaku i Fierit: “Kam pasur komunikim, ndoshta 2 ose 3 herë me Klodian Zoton”

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka deklaruar gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët se ka pasur kontakte me Klodian Zoton.

Subashi deklaron se ka pasur disa biseda me Klodian Zoton në momentin kur ka filluar depozitimi i mbetjeve në inceneratorin e ri.

Sipas kryebashkiakut të Fierit, bisedimet kanë qenë në kuadrin teknik për funksionimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve.

Subashi: Po kam qenë në Prokurorinë e Posacme përpara disa ditësh, u pyeta në cilësinë e deklaruesit. Besoj do të kem mirëkuptimin tuaj këtu sot. Për disa pyetje të caktuara, unë do të rezervohem për shpjegimet e mia. Besoj çka janë fakte publike nuk përbëjnë sekret hetimor. Por disa nga shpjegimet atje, do të rezervohem dhe do bëjë komentin përkatës për këtë çështje. Kam pasur komunikim, ndoshta 2 ose 3 herë me Klodian Zoton. Ka qenë momenti kur ka filluar depozitimi i mbetjeve në impiantin e ri të përpunimit të tyre. Kemi bërë disa biseda në kuadrin teknik, sëbashku me disa persona që kanë qenë të punësuar për administrimin e impiantit atje. Kanë qenë çështje dhe biseda teknike, për orarin pasi kemi kërkuar që të qëndrojë hapur dhe natën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...