14.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve mblidhet sot për të shqyrtuar ankesat e subjekteve politike për qarkun e Beratit

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të mblidhet sot për të shqyrtuar ankesat e subjekteve politike për qarkun e Beratit.

PD dhe LSI kanë dorëzuar ankesa për këtë qark ku pretendohet për disa vepra penale të kryera me indicie për të ndikuar tek vota e qytetarëve apo dhe në numërim.

LSI kërkon rinumërim votash në Berat, kurse PD e ka përfshirë në 9 qarqet ku kërkon ripërsëritje zgjedhjesh.

KAS më parë ka shqyrtuar kërkesat për zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës, ku vendosi të pranojë vetëm provat që kanë dorëzuar subjektet politike teksa rrëzoi kërkesën që ajo vetë të kërkojë prova të mëtejshme në institucione shtetërore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT