10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve do të vendosë për zgjedhjet në Himarë më 21 gusht

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka caktuar datën 21 gusht për të marrë vendimin mbi fatin e zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë së Himarës, të fituara nga kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo. Dy javë pas përfundimit të procesit zgjedhor, KAS do të shqyrtojë ankimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili kërkon shpalljen të pavlefshme të rezultatit të 4 gushtit.

Trupa e 5 anëtarëve të KAS do të mblidhet për të verifikuar pretendimet e opozitës për parregullsi gjatë zgjedhjeve dhe do të vendosë nëse do të lihet në fuqi fitorja e Vangjel Tavos. Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” depozitoi ankimimin më 9 gusht, duke pretenduar se pamundësia e disa qytetarëve për të përdorur mjetet e identifikimit të skaduara shkaktoi parregullsi në procesin e votimit.

Partia Demokratike akuzon mazhorancën për përdorimin e administratës publike për të siguruar fitoren e kandidatit të PS dhe kërkon pavlefshmërinë e rezultatit. Vangjel Tavo, kandidati i PS, mori 1477 vota më shumë se kandidati opozitar Petro Gjikuria. Nëse KAS refuzon kërkesën e “Bashkë Fitojmë”, vendimi përfundimtar do të merret nga Kolegji Zgjedhor, i cili do të jetë hallka e fundit ligjore për zgjidhjen e debatit mbi zgjedhjet në Himarë.

Ndërkohë, kandidati fitues Vangjel Tavo, i cili ka marrë detyrën e kryetarit të bashkisë në mënyrë de fakto, ka deklaruar se po vijon punën në zyrën e tij elektorale dhe është në pritje të vendimit të KAS dhe KQZ. Ai tha se nuk është marrë as gjatë fushatës dhe as pas saj me rivalët e tij, dhe i ka ftuar ata të bëhen pjesë e projektit të tij për Himarën dhe banorët e saj.

“Kam filluar punën. Defakto kam marrë detyrën, dejuro presim vendimarrjen e KAS dhe KQZ. Jam në zyrën time elektorale deri në momentin që do të futem në zyrën e bashkisë. Nuk kam marrë as në fushatë dhe as pas fushatës me ta. Ata gjatë fushatës e kishin kuptuar humbjen e thellë që do të pësonin dhe nisën me deklaratat e tyre për të përgatitur disfatën elektorale. As kam marrë dhe as nuk do të merrem ndonjëherë me rivalët e mi. Përkundrazi, i kam ftuar të bëhen pjesë e projektit tonë për Himarën dhe himariotët,” tha Tavo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...